Ju mungon një dhëmb dhe nuk dëshironi të prekni dhe punoni dhëmbët fqinj, jeni mbajtës protezash të lëvizshme dhe nuk kanë stabilitet në gojë, keni humbur dhëmballë anësore fundore dhe nuk dëshironi të mbani proteza, zgjidhja është e sigurt dhe definitive, mbillni sa dhëmbë keni mungesë të keni danturën tuaj për gjithë jetën.

Implantologjia është e sotshmja e stomatologjisë evropiane dhe tani e asaj shqiptare gjithashtu, tek klinika dentare Ledismile mund të zgjidhni edhe specialistin (kirurg implantolog) shqiptarë apo italianë dhe të negocioni cmimet. Jemi të hapur t'ju ofrojmë të gjitha zgjidhjet.

Ne kliniken Ledismile implantet realizohen si procedura kirurgjikale te sigurta nga mjeke kirurge shqiptare apo edhe te huaj, procedura ne vetvete eshte teresisht e suigurte nga ana e sterilitetit dhe nga anet teknike mjekesore, duke u realizuar ne nje ambjent te ekipuar me mjete te teknologjise se fundit qe jane per kete pune. Garancia e nje implanti te vendosur eshte 5 vjet, kostoja eshte 500 euro vetem vendosja e implantit. Procedura e mbjedhjes eshte nje procedure qe zgjat vetem 30 minuta nje dhemb, komplet e padhimbshme dhe siguria e nderhyrjes ne kliniken dentare LEDISMILE eshte e certifikuar nga doktor ESAT BARDHOSHI (kirurg oromaksilofacial, kryetar i shoqates se kirurgeve Bukomaksilofacial te Shqiperise), i specializuar ne Gjermani dhe Amerike per implantet vecanerisht.

Implantet dentare jane projektuar per vendosje intrakockore ne nofulla.
Ato perdoren kur ka mungese te pjesshme ose te plote te dhembeve per t’i zevendesuar keto te fundit pa prekur dhembet fqinje.
Jane te kundraindikuara ne ulje te aftesive immune,mjekimet me kortizonike,probleme te koagulimit te gjakut,semundje endokrine te renda,crregullimet rheumatoide,semundje te kockave,cirrozat hepatike,etj.
Lokalisht kundraindikohen ne osteomielite,radioterapi,semundje rrekurrente te mukozes,higjene e keqe,etj
Pregatiten prej nje lloj metali qe ka biokompatibilitet me kocken (titanium).
Jane gjatesi dhe diameter te ndryshem ne vartesi te kushteve anatomike ku do te vendosen.
Siperfaqja eshte e filetuar dhe e veshur ose jo me hidroksiapatit (HA).
Ne perputhje me direktivat e EC per produktet mjeksore implantet jane te sterilizuara ne rreze gama ndersa konfeksioni eshte ne dopjo shishe qelqi.
Pas vendosjes se implanteve eshte e domosdoshme qe pacienti te mbaje nje higjene shume te mire te gojes.
Procedura kirurgjikale kryhet ne nje seance ndersa ajo protetike (vendosja e dhembeve) mbas te pakten tre muajsh.

Cili eshte avantazhi i implanteve?
-Avantazhi i madh i implanteve eshte se ato ruajne kocken e nofullave nga humbja(tkurrja).
-Zevendesojne nje apo me shume dhembe pa prekur ato ngjitur
-Mund te mbajne nje ure fikse duke eleminuar nevojen e nje proteze te levizshme.
-Sigurojne suport per nje proteze te levizshme duke e bere ate me komforte dhe stabel.
-Funksioni i nje implanti eshte ai i zevendesimit te rrenjes se nje dhembi te humbur .
-Kandidati ideal per nje implant dentar eshte ai me nje higjene te mire te gojes.

-A jane te sigurta implantet

Ne gjykimet klinike globale implantet dentare kane rezultuar te shkelqyera ne drejtim te estetikes dhe parashikueshmerise.

Garancia e punimit te porcalanit eshte 5 vjet.
Per cdo paqartesi apo detaj mos hezitoni te kerkoni sqarime te metejshme.
Te jeni te bindur qe keni bere zgjedhjen me te mire per komfortin e gojes suaj.

Informacion per implantet dentare


Gjate 30 viteve te fundit perdorimi i implanteve dentare ka ndryshuar nga themelet stomatologjine.Ato nuk konsiderohen me si eksperimentale pasi jane te rralla situatat ne te cilat ato nuk mund te perdoren.

Cfare eshte nje implant dentar?

Pothuajse te gjitha implantet e prodhuara ne ditet tona perbehen prej titani apo aliazheve te tij,materiale te cilat pergjate viteve kane provuar te jene shume mire te tolerueshem nga kocka.Termi “implante me osteointegrim” eshte perdorur gjeresisht per te pershkruar implantet dentare te cilat arrijne nje lidhje te ngushte me kocken ne menyre qe te mbajne siper dhembin i cili do zevendesohet.

 

Nje implant dentar eshte esencialisht zevendesuesi i nje rrenje natyrale dhe pergjithesisht eshte ne forme koni apo cilindri.Cdo implant vendoset ne vendin e parafrezuar me kujdes dhe ne vendin e parasaktuar.Qellimi kryesor gjate instalimit te cdo implanti eshte te arrihet nje kontakt imediat i ngushte me kocken rrethuese.Kjo krijon nje stabilitet primar,i cili me kohe performohet nga rritja e metejshme e kockes ne ashpersine mikroskopike te siperfaqes implantare.

 

Me qellim qe te mbajne dhembin qe do vendoset implantet dentare normalisht kane ne brendesi nje kanal me fileto i cili lejon pershtatjen e komponenteve te ndryshem.Keto komponente sigurojne themelin e koronave ,urave dhe protezave qe do te vendosen siper.

Sa dhembe mund te mbaje nje implant?

Te gjitha format e zakonshme te zevendesimit te dhembeve si proteza apo ura mund te zevendesohen me implante dentare.
N.q.s. ju mungon nje dhemb i thjeshte,nje implant eshte gjithcka qe ju duhet per ta zevendesuar ate.Hapesirat me te medha te krijuara midis dy,tre apo me shume dhembeve te humbur nuk jane te domosdoshme te riparohen me cdo implant per dhemb te munguar,megjithate numri egzakt i implanteve do te varet nga cilesia,volumi i kockes ne cdo vend ku do te vendosen implantet.

Sipas rastit eshte gjithashtu e mundur per te bashkuar dhembet natyrale me implantet me nje ure te zakonshme fikse.

Ne nofullen e siperme kocka eshte me e bute se ne te poshtmen keshtu qe minimumi i mundshem i implanteve qe mund te vendosen per te zevendesuar 10-12 dhembe eshte 6.

Cfare tjeter mund te realizohet me implantet dentar?

Ne qofte se nuk keni dhembe ne nofullen e poshtme,dhe nese akoma nuk jeni gati per nje zgjidhje totale me implante nje proteze e poshtme e zakonshme mund te mbeshtetet mbi dy implante te vendosura ne zonen e perparme (figura).E njejta zgjidhje mund te behet dhe per nofullen e siperme po ketu duhet nje numer me i madh implantesh per shkak se kocka e nofulles se siperme eshte me e bute.

Dhembi mund te vendoset dhe menjehere mbas implantimit.Kjo mund te aplikohet ne nje numer te caktuar rastesh,gjithsesi,pacienti duhet te beje balancen midis trajtimit te shkurtuar dhe rrezikut te larte te deshtimit te implantit.

Implantet dentare duhet ti binden nje principi inxhinierik te thjeshte.Ato duhet te vendosen ne themele te forta ne nje numer te mjaftueshem ne menyre qe te mos kemi mbingarkesa.Ne te njejten kohe cdo implant duhet te jete i hapur per pastrim ne menyre qe te kemi nje kocke dhe gingive rrethuese te shendoshe.

Cili eshte i pershtatshem per implante dentare?

Ne qofte se keni nje higjene te mire te gojes implantet dentare do te punojne padyshim per ju.Megjithate veset si alkooli dhe duhani mund te rrisin numrin e problemeve qe shoqerohen me sherimin primar ashtu dhe me jetegjatesine e implanteve.

Kur nje dhemb humb apo hiqet nje pjese e konsiderueshme e kockes perreth tij humbet apo rezorbohet.Kjo humbje mund te jete shume e theksuar ne muajt e pare dhe eshte individuale.Disa here per te minimizuar humbjen e kockes pas heqjes se dhembit vendoset nje implant imediat apo disa jave me vone.

Protezat-Shume paciente referojne se protezat e tyre sa vijne e behen me te levizshme dhe nuk qendrojne aq mire sa perpara.Ne gjashte muaj-vitin e pare pas heqjes se dhembeve humbja e kockes eshte e shpejte fakt ky pergjegjes per qendrueshmerine e protezes.Pas kesaj kohe shkaktar i vazhdimit te humbjes kockore jane forcat e pertypjes qe shkaktojne rezorbimin(zvogelimin) e ngadalshem te nofulles.Shume paciente jane te detyruar shpesh ti nenshtrohen procedurave te ridimensionimit te suportit te protezave.Megjithate pacientet qe kane mbajtur proteza per nje kohe te gjate kane pak kocke ne dispozicion per te vendosur implante.
Prezenca e implanteve ndihmon ne ruajtjen kockes alveolare.Forca qe implanti ushtron ben qe ajo te behet me e forte dhe me dense ne ate zone.

Cfare mund te ndodhe nese nje implant deshton

Nje implant mund te deshtoje menjehere mbas interventit apo dhe kohe mbas vendosjes se punimit fiks mbi te.Pergjithesisht implanti i deshtuar nuk jep asnje diskomfort.
Deshtimet jo gjithmone jane te lehtesisht te pranueshme nga ne por nese biem dakort per kete lloj trajtimi duhet te jemi te pregatigtur para nje fakti te tille.Ne statistikat e pergjithshme humbjet pershkruhen ne masen shume me pak se 5% te rasteve.Ne statistikat e klinikes sone qe prej vitit 2005 deshtimet ne implanologji jane deri tani ne masen 2%.
Eshte nje gje shume e mire te diskutohet me mjekun se sa ndikon planifikimi i trajtimin ne deshtimin e nje implanti.

Sa kohe mund te zgjase trajtimi?

Ne rastet e zakonshme,nga momenti i vendosjes se implanteve deri ne ate te vendosjes se dhembeve mbin to,koha mund te varioje nga 6 jave deri ne 6 muaj.Ne nje kocke te mire mund te veprohet me shpejt,ndersa e kunderta ndodh me nje kocke te bute ku koha e vendosjes se dhembeve mund te shtyhet dhe pertej gjashte muajve
Nese nuk ka asnje shkak per te shkurtuar kohen e trajtimit atehere duhet te pregatitemi per te pritur-asnje nuk e humb implantin duke qene i duruar dhe duke lene natyren te beje punen e saj.

Sa kohe zgjasin implantet ?

Korrektesia dhe precizioni i vendosjes se punimit(dhembeve) si dhe suksesi i cdo etape ne kete faze do te jete faktori kryesor qe do te percaktoje performancen e implanteve.Nese implantet jane te rrethuara nga nje gingive normale dhe pastrimi i perditshem dhe i papertuar kryhet me durim nga ju kjo do te ndikoje direkt ne jetegjatesine e tyre.

Implantet e mirembajtura e te vendosura ne kocken e duhur mund te kene nje jete te gjate ndoshta per gjithe jeten


Cfare duhet te dini para se te filloni trajtimin?

Duhet te merrni informacion sa kohe do te zgjase trajtimi,sa implante eshte e nevojshme te perdoren ne rastin tuaj,a eshte e mundur apo jo te vendosen implante ne nofullat tuaja,sa dhe kur duhet bere pagesa.Keto detaje duhet te sqarohen mire para interventit.

Eshte e veshtire vendosja e implanteve?

Te gjithe jemi te ndergjegjshem sa e vlefshme eshte anestezia lokale e perdorur ne praktiken e perditshme dentare.Vendosja e implanteve behet nen te njejten anestezi dhe zgjat nga 30 min per vendosjen e nje implanti te thjeshte ne disa ore per procedurat me te nderlikuara si disa implante apo grafte kockore.Eshte normale te keni pak edeme mbas interventit.Heqja e suturave behet nje jave me vone.Gjate diteve te para eshte normale te ndjeni diskomfort dhe pak dhimbje.Eshte e rendesishme te ndiqen te gjitha instruksionet e dhena pas interventit.Nese jeni ne dyshim mos hezitoni te pyesni mjekun.

Cfare behet nese nuk ka kocke te mjaftueshme?

 

Jo gjithmone eshte e mundur vendosja e implanteve.Kjo per arsye te mungeses se kockes se mjeftueshme ne nofulla.
Ne nofullen e siperme eshte e mundur te rritet sasia e kockes nepermjet krijimit te nje kocke te re ne sinusin maksilar.Procedura quhet “augmentim sinusi”.Nje kirurg i afte mund te arrije rezultate te parashikueshme ne kete zone dhe pa suksesin e kesaj teknike per shume paciente do te ishte e pamundur te kishin implante ne kete pjese te gojes ku shpesh humbin dhembet.
Vetem graft kockor. Ka shume menyra per te shtuar kocke ne nje zone ku na duhet.Ajo me e zakonshmja eshte marrja e nje cope kocke nga nje vend tjeter i trupit dhe vendosja e saj aty ku na duhet.

 


--Per me shume informacion sipas specifikave te vecanta mund te merni informacion me te detajuar duke diskutuar me mjekun.